PSG po i afrohet objektivit europian, ndërsa Vitinha është një nga protagonistët kryesorë të sezonit. Mesfushori portugez ka folur në prag të gjysmëfinales së kthimit kundër Bayern Munich, me synimin për të arritur finalen e Champions League.
Në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s, Vitinha ka reflektuar mbi rritjen e tij që nga mbërritja në Paris më 2022: “Do të ishte një gabim i madh nëse nuk do të kisha përparuar dhe zhvilluar shumë aspekte, nëse nuk do të isha bërë një person dhe lojtar më i mirë në këto katër vite. Nëse më pyesni të krahasoj Vitinha 2022 me Vitinha e sotëm, ndjej se kam evoluar në të dy aspektet dhe jam i lumtur”.
Ai shtoi gjithashtu: “I vlerësoj shumë trofetë që kam fituar me klubin, por edhe më e rëndësishme është cili jam bërë dhe kush vazhdoj të bëhem, sepse është një proces i vazhdueshëm rritjeje. Jam shumë i kënaqur me gjithçka që jam bërë këtu te PSG. Shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë dhe të eci përpara”.
The post Vitinha: Te PSG jam rritur shumë si njeri e futbollist, edhe falë trofeve të fituar appeared first on Telesport.









