Pa përfshirjen e saj, Partia Demokratike e Kosovës është vendosur sërish në qendër të përplasjes politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK ka lëshuar akuza ndaj LVV-së për bashkëpunim të fshehtë me PDK-në.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha sot se Vetëvendosje, e cila sipas tij, nuk donte të zgjidhte presidentin “pa aminin e Sami Lushtakut”, tani ka hyrë në diskutime të fshehta me PDK-në për koalicion pas zgjedhjeve nacionale.
“Partia e cila nuk guxonte me zgjedhe President pa aminin e Sami Lushtakut sepse nuk donte assesi ta bente kete pa PDK-ne e ankohej pse Vjosa nuk eshte e pranueshme per PDK-ne, sot paska dale me qendrim qe kinse LDK, Lumiri e Vjosa jane bashke me PDK”, tha Guri në një postim në Facebook të martën.
“Mosni o te mjerë se krejt Kosova e din që ju publikisht e lutët PDK-ne për koalicion ne nivel qendror e mos te flasim për diskutimet e fshehta që po i bëni për koalicione pas 7 qershorit. Jeni nje brum qe sado qe tenton me nda, ai prap ngjitet”.









