Qeveria ka reaguar ndaj informacioneve te dhena nga protestuesit per goditjen me plumb nga policia ndaj nje qytetari nga Fieri qe merrte pjese ne protesten e opozites.
DEKLARATA E MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.
Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave.
Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.