Dyshohet për të shtëna me armë në Gjakovë

Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur pak më parë në qytetin e Gjakovës.

Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se Policia ka vendosur shiritin në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve fillestare, të shtënat dyshohet se kanë ndodhur në rrugën “Marin Barleti”.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.