Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, ka filluar të eskalojë në dhunë.
Ka pasur edhe disa momente tensioni, ku disa protestues kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por me sa duket thirrja e Bashës për t’u tërhequr i ka qetësuar, raporton tch.
As në këtë protestë nuk kanë munguar kapsollat dhe tymueset që hidheshin nga protestuesit.