Henry: “Nga Hëna në Tokë, Atletico-Arsenal si gjumëvënës”. Pastaj sulmon ashpër Odegaard

Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Atletico Madridit dhe Arsenalit (1-1) ofroi një spektakël krejt ndryshe nga ajo “piroteknike” PSG-Bayern Munich e një dite më parë. Një sfidë e bllokuar, e vendosur nga dy penallti, që ndezi kritikat e Thierry Henry.

Ish-sulmuesi, sot analist për CBS, nuk u përmbajt: “Të martën ishim në Hënë, një ditë më pas u kthyem në Tokë. Ndeshja Atletico Madrid-Arsenal ishte si gjumëvënës”. Një gjykim i prerë që pasqyron zhgënjimin për atë ndeshje të varfër në emocione dhe ritëm. Në shënjestër përfundoi sidomos Martin Odegaard, kapiteni i “Gunners”, me një paraqitje të konsideruar të dobët.

“Nuk bëri asgjë, i padukshëm. Asnjë energji, asnjë autoritet, asnjë lidership në momentin kur skuadra kishte më shumë nevojë”, – e sulmoi ish-ylli francez. Mesazhi është i qartë; në këtë nivel, sipas Henry, kapiteni duhet të jetë udhëheqësi: “Nëse do të fitosh Premier League dhe të arrish në finalen e Champions-it, duhet dikush që e ngre nivelin e skuadrës”.

The post Henry: “Nga Hëna në Tokë, Atletico-Arsenal si gjumëvënës”. Pastaj sulmon ashpër Odegaard appeared first on Telesport.