Leao do të largohet nga Milani? Një sulmues anësor ofrohet për ta zëvendësuar

Në pritje për të kuptuar cila do të jetë e ardhmja e Rafael Leaos, për të cilin shtohen gjithnjë e më shumë zërat e shitjes, me interes konkret nga Manchester United, një sulmues anësor i është vetë-ofruar Milanit. Bëhet fjalë për një djalë italian, ndër talentet më premtuese të futbollit aktualisht të varfër Italian; Luca Koleosho, 22 vjeç, që luan te Paris FC në Ligue 1, por është pronë e Burnley në Premier League.

Leao, burim frymëzimi – Në një intervistë për “MilanNews.it”, lojtari pranoi se ka pikërisht Leaon si idhull dhe burim frymëzimi: “Mua më pëlqen shumë Leao që kur erdhi te Milani me Zlatan dhe kontribuoi në fitimin e titullit. Që atëherë e ndjek gjithmonë dhe për mua është një pikë referimi. Kur e shoh duke luajtur më jep frymëzim. I shikoj shpesh videot e tij në YouTube, momentet më të mira, aftësitë dhe golat, shumë gjëra të bukura”.

E ardhmja – Ndoshta, pas largimit të mundshëm të portugezit, Koleosho mund të jetë një nga emrat për ta zëvendësuar: “Do të ishte shumë bukur të shihem si pasardhësi i tij. Nëse do të kisha mundësinë të vija në Itali, do ta pranoja menjëherë. Gjithmonë kam bërë tifo për Milanin, është klubi im i preferuar në Serie A. Forca Milan!”

 

 

The post Leao do të largohet nga Milani? Një sulmues anësor ofrohet për ta zëvendësuar appeared first on Telesport.