Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj i ka bërë thirrje kryetarit Lumir Abdixhiku që të përfshijë Agim Veliun në listën për deputetë të Lidhjes Demokratike.
Në një kërkesë publike të publikuar në rrjetin social Facebook, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i kërkoi Abdixhikut që të ketë parasysh rikthimin në listë të ish-ministrit dhe ish-kryetarit të Podujevës.
Sipas Ukajt, lidershipi i partisë duhet të konsiderojë së pari rikthimin e Veliut në listë, e pastaj të futen të larguarit e mëparshëm siç janë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët.
“Thirrje/Kërkesë, Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë Qendrore. I nderuar Kryetar, Ju bëjë thirrje që në procesin e bashkimit të së djathës në LDK ta keni parasysh fillimisht futjen në listë të Agim Veliut e pastaj të futen në listë të larguarit dhe të gjithë ata ose ato kandidate potenciale që dëshirojnë të na bashkangjiten. Faleminderit në mirkuptimin tuaj”, shkroi ish-deputeti.









