Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.









