Zemërimi i Artetës: Penalltia e anuluar është e paimagjinueshme, nuk e pranoj

Mikel Arteta është i tërbuar pas penalltisë që fillimisht u dha dhe më pas u anulua nga VAR-i kundër Atletico Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League: “E pranoj penalltinë që vendosën të na e japin kundër, por nuk kuptoj fare atë që na e hoqën me VAR.

Arbitri vendosi ta heqë penalltinë dhe kjo është e paimagjinueshme; e pa tri herë dhe vendosi ta anulojë. Është çështje uniformiteti, sidomos nëse shohim çfarë ndodhi në PSG-Bayern Munich. Është një gol potencialisht vendimtar për fazën finale, nuk janë aspak të pranueshme kësi gjërash me arbitrimin”.

Vendosin penalltitë, Atletico Madrid dhe Arsenal bëjnë “paqe” në gjysmëfinalen e parë (video)

The post Zemërimi i Artetës: Penalltia e anuluar është e paimagjinueshme, nuk e pranoj appeared first on Telesport.