Pjesa e parë në gjysmëfinalen e parë mes Atletico Madridit dhe Arsenalit është mbyllur 0-1 në favorin e “Topçinjve”, në sfidën që po luhet në “Metropolitano”.
Ashtu siç dhe pritej, të dyja ekipet po tregojnë një kujdes të madh në fushë, duke bërë që rastet të jenë me pikatore. U desh të kalonin 35 minuta lojë, që të shikonim një goditje në portë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, pas një faulli të David Hancko ndaj Gyokeres brenda në zonë, arbitri tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Gyokeres, topi përfundon në rrjetë.
Një pjesë e parë disi e mërzitshme, duke parë atë çfarë ndodhi mbrëmë mes PSG dhe Bayern-it. Megjithatë, ka ende edhe 45 minuta të tjera lojë dhe situata mund të ndryshojë, pas golit të shënuar nga Arsenal në fund të kësaj pjese.
The post Atletico-Arsenal, pjesa e parë mbyllet në favorin e “Topçinjve”. Gyokeres tregohet i saktë nga penalltia (video) appeared first on Telesport.









