Data e zgjedhjeve, Haxhiu do të takohet sot me kryetarin e KQZ-së

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë sot në në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin.

Kjo është bërë e ditur, përmes një njoftimi për media.

Takimi do të fillojë nga ora 14:00.

Haxhiu ka në kompetencë tashmë që brenda 45 ditëve ta caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.