Nafta do të shitet për një cent më shtrenjtë se dje, sot në Kosovë.
Sipas çmimeve tavan të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë për sot (29 prill) mund të shitet maksimalisht 1.68 euro.
Benzina sot do të shitet për 1.47 euro për litër, kurse gazi 0.85 euro.
Dje, një litër naftë është shitur 1.67 euro për litër.









