E përditshmja britanike “The Sun” ka raportuar se një gjyqtar i UEFA, është përfshirë në një sulmi seksual ndaj një adoleshenti. Gjyqtari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, nuk është anglez, por po udhëtonte për në Angli për një ndeshje kupe në mesjavë.
Autori besohet të jetë një ndihmës-arbitër dhe është i përfshirë në listën e gjyqtarëve që do të jenë në Kupën e Botës 2026. Ai është akuzuar për “prekjen e papërshtatshme të një adoleshenti dhe përpjekjen për ta joshur atë në dhomën e tij të hotelit para ndeshjes”.
I riu, ose dikush i afërt me të, raportoi incidentin kur arbitri doli nga hoteli për të shkuar në stadium. Me t’u kthyer në hotel, ai u arrestua nga policia pas një hetimi të shkurtër bazuar në disa deklarata dëshmitarësh.
Njëri prej tyre raportoi se “burri filloi të fliste me një djalë në zonën e përbashkët të hotelit, pastaj u përpoq ta bindte atë të ngjitej në dhomën e tij”. Arrestimi u bë para disa zyrtarëve të UEFA, të cilët e përshkruan veten si “të tronditur” nga incidenti.
Gjyqtari, sipas policisë angleze është “në të tridhjetat”. Ai u mor në pyetje gjatë natës pas ndeshjes dhe më pas u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Autoritetet sqaruan se “nëse ngrihen akuza, do të merret në konsideratë një kërkesë për ekstradim”.
UEFA deklaroi se po “monitoron situatën me shqetësim të madh” dhe se “gjyqtari ndihmës nuk do të merret në konsideratë për asnjë ndeshje në garat evropiane”. Gjyqtari ndihmës pritet gjithashtu të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, por FIFA theksoi se “ndërsa hetimi është duke vazhduar, ai nuk do të caktohet për ndeshjet nën përgjegjësinë tonë”.
The post Skandali! Ngacmoi se*sualisht një adoleshent, arrestohet gjyqtari i UEFA-s, është në listën e Kupës së Botës 2026 appeared first on Telesport.









