Peci ‘denoncon’ një shkelje flagrante nga Kurti dhe kandidatja për presidente

Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar në rrjetet sociale pas konferencës së Albin Kurtit me Feride Rushitin tek Presidenca.

Përmes një postimi në Facebook, Peci e cilësoi këtë veprim si “keqpërdorim flagrant” të Zyrës së Presidentit për qëllime politike.

“Keqpërdorimi flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës nga Kryeministri i Kosovës dhe një kandidate e VV për presidente të vendit, nuk do fare koment. Mjafton vetëm të shikosh dhe i kupton të gjitha, prej mendësisë deri te mënyra e përpjekjeve për arritjen e qëllimeve politike. Pamje më kuptimplote moti nuk kemi pa,” ka shkruar Peci.