Kryeministri Albin Kurti do t’i drejtohet publikut sot, ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Arlind Manxhuka.
Konferenca për media e Kurtit është thirrur për në orën 16:30.
“Sot, në 16:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media”, ka njoftuar Manxhuka.
Konferenca i paraprin vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.









