Ndotje e madhe nga Obiliqi, alarmon IKSHPK-ja

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë alarmuar për rreziqe shëndetësore nëse nuk merren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit që po vjen nga termoelektranat A dhe B në Obiliq. Madje, sipas IKSHPK-së, do të ketë edhe rritje të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore, nëse nuk merren masa.

IKSHPK ka deklaruar se ditëve të fundit duke përcjellë shkarkimet e ndotësve nga termoelektranat A dhe B, është parë një ndotje enorme nga tymtarët e Obiliqit.

Instituti ka shpjeguar se sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse të ajrit, ku lirimi i tymit dhe pluhurit, rritë përqendrimin e grimcave ajrore fluturuese për një kohë më të gjatë në ambientin rrethues. Sipas këtij instituti, më shumë se 90% e tyre kur absorbohen nga mukoza e sistemit të sipërm respirator, ndikojnë në rritjen e incidencës së infeksioneve respiratore tek fëmijët, të moshuarit, shtatzënat, të sëmurët kronik dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura.

“Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmërojnë dhe alarmojnë se po qe se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese”, thuhet në njoftim.

Duke analizuar situatën aktuale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka propozuar këto masa:

  1. Masat afatshkurtra (urgjente) për përmirësimin e menjëhershëm të situatës:

1.Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga KEK-u.

  1. Monitorimi transparent dhe i vazhdueshëm i filtrave të termocentraleve (kontrolli i rregullt teknik dhe sanksione nese nuk punojnë).
  2. Inspektime të shpeshta nga inspektorët e mjedisit dhe gjoba të larta për tejkalim të normave.
  3. Instalimi i teknologjive për desulfurizim dhe përdorimi i sistemeve për reduktimin e NOx.
  4. Modernizimi i pajisjeve ekzistuese.
  5. Masat për mbrojtjen e shëndetit publik:
  6. Krijimi i një sistemi të integruar të informatave në situata emergjente.
  7. Promovimi i rëndësisë së cilësisë se ajrit si përcaktues i shëndetit dhe mirëqenjes së popullatës.
  8. Monitorimi dhe raportimi i rregullt i cilësisë së ajrit.
  9. Ngritja e zonave gjelbëruese në mes të zonës industriale dhe asaj të banimit.
  10. Vendosja e standardeve për emetimet industrial.
  11. Zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit