Palmer zbulon të ardhmen e tij: Manchester është shtëpia ime, por s’kam plane të iki nga Chelsea

Mes thashethemeve për një largim të mundshëm nga Chelsea, sulmuesi anglez Cole Palmer ka marrë një qëndrim, duke mos lënë vend për interpretim. Ylli i “blues” ka përjashtuar çdo mundësi largimi, pavarësisht interesit në rritje nga Manchester United.

I lidhur me Chelsea me një kontratë deri në vitin 2033, sulmuesi i bëri të qarta mendimet e tij: “Manchester është shtëpia ime, e gjithë familja ime jeton atje, por nuk më mungon. Nuk kam plane të largohem nga Chelsea“.

Palmer ka shprehur gjithashtu besim në projektin e klubit, aktualisht pa trajner. Anglezi zbuloi se ka marrë siguri nga pronarët për investimet e ardhshme të klubit, që synon kualifikimin në Champions League.

Nëse mund të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, do të jemi në një pozicion ideal për të tërhequr lojtarët e duhur. Pronarët besojnë në rrugën përpara dhe përforcimet e nevojshme për t’u rritur“, deklaroi Palmer.

The post Palmer zbulon të ardhmen e tij: Manchester është shtëpia ime, por s’kam plane të iki nga Chelsea appeared first on Telesport.