Guardiola: Në janar bëmë dy blerje të jashtëzakonshme, do të qëndrojnë gjatë te City

Na u deshën vetëm pesë minuta në stërvitje ose gjithçka që pamë në ndeshjen e parë për ta kuptuar. Çfarë transferimi ka bërë Man City! Ata janë të rinj dhe do të jenë këtu për shumë vite. Ata kanë mbështetjen e duhur dhe jam i lumtur që tashmë po luftojnë për tituj“, tha trajneri Pep Guardiola.

Në një intervistë ekskluzive me “TNT Sports”, trajneri i Manchester City komentoi mbi ndikimin e menjëhershëm të Marc Guehi dhe Antoine Semenyo. Të dy të blerë në merkaton e dimrit nga Crystal Palace dhe Bournemouth, përkatësisht, për një shumë të kombinuar prej 100 milionë eurosh.

Me largimin e Bernardo Silva në fund të sezonit, Guardiola mendoi se kush duhet ta merrte shiritin e kapitenit për ekipin e tij: “Guehi? Pse jo! Trajneri ose shokët e tij të ekipit do të vendosin, por ai ka përvojën për ta bërë këtë. Ai udhëheq me shembull; është një nga profesionistët më seriozë që kam takuar ndonjëherë”.

Që kur mbërriti, kujdesi që i kushton trupit të tij është i pabesueshëm. Ai mendon për futbollin 24 orë në ditë, është e vetmja mënyrë për të mbijetuar këtë ritëm“, tha Guardiola, që më tej komentoi edhe Semenyo: “Që nga dita e parë në dhomën e zhveshjes, ai tregoi shpirtin e duhur. Ai mund të luajë kudo në sulm dhe ka shënuar në çdo garë.”

The post Guardiola: Në janar bëmë dy blerje të jashtëzakonshme, do të qëndrojnë gjatë te City appeared first on Telesport.