Bayern Munich e ka mposhtur një herë PSG këtë sezon në Champions League, në fazën e grupeve. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë asgjë në prag të ndeshjeve gjysmëfinaleve që dy skuadrat dop të luajnë këtë mesjavë.
I këtij mendimi është sulmuesi Harry Kane, që mendon se bavarezët duhet të bëjnë disa përmirësime të dukshme përpara gjysmëfinales së parë, të martën në Paris. Deklaratë që vjen pas fitores 4-3 me përmbysje në kampionat.
“Nëse nuk e bëjmë siç duhet kundërpresingun, nëse nuk i kontrollojmë mirë kundërsulmet e tyre dhe nëse e japim topin pa kujdes, PSG do të jetë edhe më vdekjeprurës në ato situata“, tha Kane.
Sipas sulmuesit anglez, PSG ka një grup sulmues vdekjeprurës të përbërë nga Kvaratskhelia, Ousmane Dembélé, Désiré Doué, Barcola etj. “Ky është një ekip i vështirë, ndaj duhet të kuptojmë rëndësinë e sfidës që na pret”, shtoi Kane.
The post Harry Kane: Fitorja në grup nuk ka më vlerë, ja çfarë duhet të bëjë Bayern për ta mundur sërish PSG appeared first on Telesport.









