Përveç Barcelonës, në garë për transferimin e mundshëm të Alessandro Bastonit gjatë verës është futur edhe Real Madrid. Të dy gjigantët e La Ligës kanë shafqur probleme të vazhdueshme në qendrën e mbrojtjes gjatë këtij sezoni dhe transferimi i i një qendërmbrojtësi elitar si Bastoni, do të ishte padyshim një goditje e madhe.
Megjithatë, largimi i italianit nga Inter nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur që është nën kontratë deri në vitin 2028 dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka te zikaltrit.
Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Bastoni do të jetë një nga personazhet kryesore të verës që po vjen. Vetë lojtari duket se ka dhënë pëlqimin për t’u transferuar te Barcelona, por katalanasit duhet të bëjnë një sforco të madhe ekonomike për të siguruar një ofertë rreth 70 milionë euro, shifër e kërkuar nga klubi zikaltër.
Në anën tjetër, kur në garë futet një klub si Real Madrid, atëherë situata mund të ndryshojë plotësisht.
The post “El Clasico” edhe në merkato. Real Madrid futet në garë për objektivin e madh të Barcelonës appeared first on Telesport.









