Një 52-vjeçar është arrestuar në Ferras të Fierit, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe ka kërcënuar një grua.
Siç raporton Top Channel, konflikti ka nisur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras”.








