Allegri dhe fitoret minimale, pragmatizmi që po e dërgon Milanin në Champions

Të fitosh me golin e një lojtari të quajtur “Cavallo Pazzo” është maksimumi i “cortomusismo”-s. Max Allegri e mbylli 1-0 në Verona me një ndeshje tipike të tij, që nga shtatori e luan me të njëjtën qasje: rrezik minimal, shëno një gol dhe mbrojtje e rezultatit. Milani duket gjithmonë i njëjtë dhe nuk ndryshon për publikun.

Statistikat tregojnë se në 33 javë, Milani ka fituar 8 herë minimalisht 1-0 dhe 13 herë me një gol diferencë. Në 5 kampionatet kryesore europiane, vetëm Napoli ka më shumë fitore të tilla (14).

Allegri e ka ndërtuar këtë stil që në fillim të sezonit, duke kërkuar kontroll ritmi dhe minimizim gabimesh, çka ka sjellë fitore ndaj skuadrave si Napoli, Inter, Lazio dhe Roma. Formacioni 3-5-2 konsiderohet stabil dhe nuk pritet të ndryshojë.

Në Verona vendosi goli i Rabiot, i quajtur “Cavallo Pazzo”. Allegri për të tha: “Ka disa ndeshje që Adrien po endet në fushë”. Për më tepër, ai përmendi edhe kalin e tij “Strong Alpha”, fitues në “San Siro”, duke e krahasuar me ecurinë e Milanit drejt Champions-it.

The post Allegri dhe fitoret minimale, pragmatizmi që po e dërgon Milanin në Champions appeared first on Telesport.