E dashura e Haaland, “e tmerruar” nga agresiviteti ndaj sulmuesit: Asaj nuk i pëlqen fare kjo gjë

Isabel Johansen, e dashura e Erling Haaland, ka thënë se është “e tmerruar” nga mënyra se si mbrojtësit e trajtojnë sulmuesin e Manchester City-t gjatë ndeshjeve. Ajo u fokusua te momentet e ndeshjes Manchester City–Arsenal (2-1), të cilën “Daily Mail” e quajti “kasaphanë taktike”, duke kritikuar ashpërsinë e Gabriel Magalhães, i cili madje i shqeu fanellën Haalandit gjatë një përplasjeje.

Vetë Haaland tha: “Më tërhoqën fanellën dhe nuk u dha faull. Kështu është Premier League sot, shumë duele, shumë kontakte. Mendoj se disa raste janë karton i kuq, por unë nuk di të simuloj, as të bie kollaj në tokë. Babai më ka mësuar të qëndroj në këmbë”. Sulmuesi shtoi: “Ndonjëherë të dashurës sime nuk i pëlqen, duket keq, por kështu është futbolli”.

Sipas mediave angleze, shqetësimi i Isabel Johansen për “gjuetinë” ndaj Haaland po rritet dhe madje ka arritur deri te drejtuesit e Manchester City. Disa burime thonë se ajo ishte “e tmerruar” nga situata. Haaland pranoi se presioni fizik ndaj tij është bërë i zakonshëm në Premier League.

The post E dashura e Haaland, “e tmerruar” nga agresiviteti ndaj sulmuesit: Asaj nuk i pëlqen fare kjo gjë appeared first on Telesport.