Milani, para të gjithëve për Goretzka: Kontaktet kanë nisur që nga marsi, ja oferta kuqezi

Mediat italiane përditësojnë situatat e Palestra dhe Leon Goretzka. Fillimisht për anësorin italian, sot te Cagliari, por në pronësi të Atalanta: “Klubi bergamask e di se mund të hapet ankand për të. Palestra pëlqehet nga Interi, Juventusi, Milani dhe Roma.

Nëse vjen një ofertë 40-45 milionë euro, do të jetë e vështirë të mbahet. Kujdes edhe nga Premier League, pasi enturazhi i tij, i njëjti me Riccardo Calafiori, ka kontakte të forta me klubet angleze. Për shembull Tottenham ka kërkuar informacion, por gjithçka varet nga mbijetesa”.

Për Goretzka: “Juventusi ka provuar, por Milani është qartësisht përpara për mesfushorin që do të largohet me parametër zero nga Bayern Munich. Ofertë 3-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, ka paraqitur klubi kuqezi. Milani i ka nisur kontaktet që në mars dhe do ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke krijuar një mesfushë të madhe me të, Adrien Rabiot dhe Luka Modrić”.

The post Milani, para të gjithëve për Goretzka: Kontaktet kanë nisur që nga marsi, ja oferta kuqezi appeared first on Telesport.