“Populli u abuzua politikisht nga ti”, PDK-ja i reagon Kurtit

Nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj sulmit që ua bëri Albin Kurti partisë së saj dhe LDK-së në një adresim, në të cilin bëri përpjekje të shfajësohej për dështimin rreth zgjedhjes së presidentit.

Çitaku e ka porositur Kurtin se nuk është armik i PDK-së, por vetëm një sfidë.

Postimi i saj:

Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?

Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.

Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.

Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!