Musliu e merr fjalën në Kuvend: Më lejoni t’ia uroj ditëlindjen atit të Pavarësisë së Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shfrytëzuar fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës për t’ia uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Musliu e ka cilësuar Thaçin si “ati i pavarësisë së Kosovës” dhe ka thënë se i uron shëndet.

“Kujtojmë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi e shtetndërtim”, ka thënë Musliu.