Khusanov, “kajzeri” i ri i Guardiolës: Nuk flet si Shakespeare, por po përmirësohet

Aventura e Abdukodir Khusanov te Manchester City nuk nisi mirë. 40 milionët e paguara te Lens u kthyen në një barrë të rëndë. Në debutimin ndaj Chelsea (3-1), në vetëm 4 minuta dhuroi një gol dhe mori karton të verdhë. As gjuha nuk e ndihmonte: “Nuk flet anglisht…, duhet të mësoj rusisht ose uzbekisht për të komunikuar”, – bënte shaka Pep Guardiola.

Por reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Në ndeshjen e dytë, në Kupë, shënoi ndaj Leyton Orient. Shpejt u bë titullar dhe mori lëvdata nga Guardiola: “Ka potencial të madh, është shumë i shpejtë dhe i mirë me topin. Duhet të përmirësojë vendimmarrjen”.

Megjithatë pati ulje-ngritje, një autogol ndaj Brighton (2-2) dhe më pas një periudhë me 12 ndeshje radhazi pa luajtur. Një dëmtim në kyç e pengoi më tej. Deri në Vitin e Ri kishte vetëm 11 ndeshje.

Më 2026 gjithçka ndryshoi: luajti 24 nga 26 ndeshje (19 titullar), 9 prej tyre radhazi nga 90 minuta. Shpejtësia dhe pasimet e gjata e bënë “Lojtari i Muajit” në mars. “Nuk flet si William Shakespeare, por po përmirësohet”, – tha Guardiola.

Edhe Haaland duket i impresionuar nga “kajzeri” i ri i Guardiolës: “Ai po tregohet i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të zhvendosesh në një vend të ri dhe të mos flasësh gjuhën. Është e vështirë, bashkë me presionin, për më tepër si lojtari i parë nga Uzbekistani që luan në Premier League”.

The post Khusanov, “kajzeri” i ri i Guardiolës: Nuk flet si Shakespeare, por po përmirësohet appeared first on Telesport.