Chelsea nuk pret fundin e sezonit, shkarkon që tani Liam Rosenior. Mësohet trajneri i ri

Pas pesë humbjeve rresht në Premier League, drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të shkarkojnë Liam Rosenior, i cili kishte vetëm 3 muaj që mori drejtimin e “Bluve”, duke zëvendësuar të shkarkuarin Enzo Maresca.

Vendimi është bërë i ditur përmes një deklarate për shtyp të klubit londinez.

“Liam Rosenior nuk është më trajneri i Chelsea-t. Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, dëshirojmë të shprehim zyrtarisht mirënjohjen tonë për Liam dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me klubin tonë.

Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, megjithatë rezultatet dhe performancat e fundit kanë rënë nën standardet e nevojshme. Calum McFarlane do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit me mbështetjen e stafit ekzistues”, thuhet në deklaratën zyrtare të Chelsea-t.

The post Chelsea nuk pret fundin e sezonit, shkarkon që tani Liam Rosenior. Mësohet trajneri i ri appeared first on Telesport.