Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua do të kthehet në aksion në këtë fundjavë.
Superylli që i ka të gjithë titujt e unifikuar të divizionit, po përgatitet për ndeshjen e tij të parë në SHBA, ndërsa ai do të përballet me Andy Ruizin Jr në Madison Square Garden në New York City.
Joshua ishte në ring për herë të fundit në shtator, kur e mposhti Alexander Povetkin në Wembley Stadium për të zgjeruar rekordin e tij në 22-0.
Ai do të takohet me Ruizin, i njohur si ‘The Destroyer’, i cili ka pasur një titull botëror më parë, por e humbi ndaj Joseph Parker në vitin 2016.
Ku dhe kur zhvillohet dueli Joshua vs Ruiz Jr?
Ky duel i titullit botëror do të zhvillohet të shtunën, më 1 qershor në New york.
Madison Square Garden është vendi ku do të zhvillohet dueli.
AJ dhe Ruiz pritet të dalin në ring rreth orës 3:00 të mëngjesit të të dielës (2 qershor), sipas kohës tonë.
Anthony Joshua do të përballet me Andy Ruiz Jr ku në tavolinë janë katër titujt që i mban britaniku. (IBF, IBO, WBA, WBO).
Statistikat e boksierëve dhe pesha e gjatësia
Të dy boksierët kanë moshë të njëjtë, 29 vjeç dhe kanë një karrierë të jashtëzakonshme në boks.
AJ ka zhvilluar 22 ndeshje, ku të gjitha i ka fituar, ndërsa 21 prej tyre me nokaut.
AJ është i gjatë 208 centimetra, ndërsa pesha e tij është diku rreth 112 kilogram.