Mushkolaj: Kurti po e ofron postin e kryeparlamentarit opozitës, “lojë e fëlliqtë”

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke kritikuar qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit dhe ndryshimin e qëndrimeve të saj në raport me opozitën.

Në një postim në Facebook, Mushkolaj ka rikujtuar situatën e vitit të kaluar dhe ka krahasuar qëndrimet e atëhershme me ato aktuale.

“Vitin e kaluar kriza politike zgjati me muaj të tërë, sepse Vetëvendosja e konsideronte jetike zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare, duke thënë se posti i takonte partisë fituese. Tash, të njëjtin post ‘shumë të rëndësishëm’, Albin Kurti po ua ofron PDK’së e LDK’së. Dmth. tash po bojka që Albulena mos me qenë kryetare dhe posti me i taku një partie opozitare. Çfarë loje e fëlliqtë. Qr.”, ka shkruar Mushkolaj.