Përplasje brenda koalicionit, Hysen Durmishi i reagon ashpër Fatos Gecit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj një deklaratës së deputetit nga radhët e GUXO, Fatos Geci, duke e cilësuar atë si të papranueshme.

Përmes një reagimi, Durmishi ka thënë se ndihet i turpëruar nga deklarata e kolegut të tij, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe me karakter çlirimtar

“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci. Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare. UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë,” ka deklaruar Durmishi.

Geci gjatë seancës së sotme të Kuvendit, tha se Hashim Thaçin e pret fati i njëjti sikur Naim Murseli, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.