Tensione në Kuvend – Bajrami i afrohet deputetit të LVV-së: “Çu dil atje ku s’ke imunitet”

Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.

Gjatë kësaj seance janë përfshirë në një debat deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti.

“Deputetja Bajrami me potencoi që kam lidhje me mafian energjetike. Kjo nuk është vërtetë. Tregoni qytetarëve që burri yt është pronar i një kompanie farmaceutike, që dilni folni për shëndetësinë, tregoni qytetarëve”, ka thënë Ahmeti.

“Sa i përket shpifjes së fundit, zoti Ahmetaj, unë kërkoj prej teje me dalë para mediave në oborr të kuvendit, aty ku nuk ki imunitet edhe me thanë këtë deklaratën që e the, sepse as unë as burri im e asnjë anëtar i familjes sime të gjerë nuk ka lidhje me asnjë kompani farmaceutike. Ti asnjë fjalë nuk e the që nuk je bashkëpronar me Marin Gjonaj i cili po bën kërdi në tregun në importin e energjisë elektrike. Dole të shpifjet tjera”, ka thënë Bajrami.

Pas fjalës, Bajrami është ngritur në këmbë duke shkuar drejt Ahmetit e duke i kërkuar të dalë jashtë për ta përsëritur deklaratën. Ndërsa Haxhiu i ka kërkuar Bajramit të ulët në vend, duke thënë se sjelljet e saj janë të “papranueshme”.