Kurti replikon me gazetarin pse nuk ia ofroi presidentin opozitës: “S’ia ka dhanë populli o vëlla”

Albin Kurti i ka akuzuar liderët e partive opozitare për “refuzim të ofertave gjeneroze” për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Në një deklarim para gazetarëve të martën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se opozita ka refuzuar ofertat për bashkëpunim me Vetëvendosjen për zgjidhjen e bllokadës rreth presidentit.

“Së është e mundur që i refuzuan. Jo, neve na e ka thënë paraprakisht që ne nuk mund të bashkëqeverisim sepse ju nuk mund t’i keni të tri pozitat. Epo, nëse s’mund t’i kemi tri pozitat, ja po i kemi vetëm dy. Plus që presidenti kur zgjidhet s’mund të jetë anëtar i partisë. Pra, nëse do ta kishin kryetarin e Kuvendit, nuk do t’i kishim tri pozitat. Edhe, mos harroni, me datën 3 shkurt të vitit 2020 kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia ka liruar vendin Vjosa Osmanit. E kemi bërë edhe më herët këtë rokadë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët për mosgatishmërinë e tij që të ndajë postin e presidentit me partitë e opozitës, Kurti tha se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve dhe rezultati zgjedhor.

“Veç pak, a keni apliku për punë ju ndonjëherë? E po thua ‘a hy në punë?’. Po t’i si ke dokumentet as me apliku.

Gazetari i tha Kurtit se në zgjedhjet parlamentare “është garuar për kryeministër, jo për president”.

“Po veç një moment, me ja dhënë atij po thu. S’ia ka dhënë populli o vëlla! Po qysh mi ja dhënë kur s’ja ka dhënë populli? A kupton? Demokracia nënkupton vullnetin e popullit. Në epiqendër. Jo pazarin. Unë jam super gjeneroz. Duhet t’i pyesni ata qysh është e mundshme që me këta numra të ulët që i kanë i bëjnë këto refuzime gjeneroze. Aty e keni problemin”, tha Kurti.