Merkato e nxehtë verore për katalanasit, Álvarez dhe Bastoni i japin përparësi Barcelonës

Barcelona ka dy objektiva të qarta për verën; një sulmues qendror dhe një mbrojtës të majtë. Të preferuarit janë Julián Álvarez (26 vjeç, Atlético Madrid) dhe Alessandro Bastoni (27 vjeç, Inter). Sipas “Mundo Deportivo”, të dy e shohin si prioritet kalimin te Barça. Álvarez ka kontratë deri më 2030, por e ka lënë derën hapur:

“Do të shohim çfarë ndodh në fund të sezonit. Mund të qëndroj, mundet edhe jo”. Ai ka oferta nga Barça, Arsenali dhe PSG, por preferon katalanasit. Nuk dëshiron rikthim në Premier League pas Manchester City, ndërsa PSG nuk e bind plotësisht për shkak të konkurrencës dhe ndikimit më të ulët të Ligue 1.

Te Barça do të ishte zëvendësuesi ideal i Lewandowski (kontrata deri më 30 qershor). Klubi ka vendosur kufirin 100 milionë euro dhe gjithçka varet nga Diego Simeone e drejtuesit e Atlético Madridit. Për Bastonin, marrëveshja është më afër, pritet vetëm OK i Hansi Flick. Interi kërkon 70–80 milionë euro, mbrojtësi dëshiron vetëm Barcelonën; përndryshe qëndron tek Interi.

 

 

The post Merkato e nxehtë verore për katalanasit, Álvarez dhe Bastoni i japin përparësi Barcelonës appeared first on Telesport.