Si gjithmonë, “Special One”… Zbulohet mesazhi i koduar “M” i Mourinhos, pas fitores në derbin e Lisbonës

Derbi i Lisbonës u fitua nga Benfica. Në përballjen e fundit sezonale kundër Sporting, “shqiponjat” triumfuan 2-1 falë golit në minutën e 93-të të Rafa Silva. Tri pikë që e çuan José Mourinho në vendin e dytë, duke kaluar rivalët direkt dhe mbetur pas Portos kryesuese (+7).

Në fund të ndeshjes, Mourinho mori vëmendjen. Ai kërkoi kamerën dhe bëri një gjest tipik për të, tregoi me gisht inicialin “M” në uniformë dhe më pas preku kokën, sikur të thoshte se fitorja ishte meritë e mendjes dhe mentalitetit të tij.

Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Jam i lumtur, ishte një ndeshje fantastike. Për ndeshje të tilla duhen tri skuadra të mëdha, duke përfshirë edhe arbitrimin”. Ai shtoi se Benfica luajti në mënyrë taktike të shkëlqyer dhe se të dyja skuadrat kërkuan fitoren pas 1-1.

Mourinho theksoi edhe ndikimin e zëvendësimeve, duke përmendur shpejtësinë e Rafa dhe Lukebakio si faktor vendimtar në një ndeshje shumë të hapur.

 

The post Si gjithmonë, “Special One”… Zbulohet mesazhi i koduar “M” i Mourinhos, pas fitores në derbin e Lisbonës appeared first on Telesport.