“Po negociojnë për Bastoni”. Kështu hapej Gazeta katalanase “Sport”, duke raportuar se Barcelona po synon mbrojtësin e Interit për të forcuar repartin defensiv për sezonin e ardhshëm dhe është e vendosur t’i shkojë deri në fund.
Klubi katalanas nuk tërhiqet përballë çmimit që Interi ka vendosur për lojtarin, i cili ka kontratë deri në qershor 2028; të paktën 70 milionë euro. Nga ana e tij, Bastoni është i tunduar nga ideja për të lënë Italinë dhe Interin për një aventurë të re dhe, sipas raportimeve, do të largohej vetëm për Barcelonën. Premier League, përfshirë interesin e Liverpool-it, nuk është në planet e tij.
Sipas “Mundo Deportivo”, Bastoni iu ka dhënë një mesazh të qartë agjentëve: nëse nuk shkon te Barcelona, do të qëndrojë tek Interi deri në fund të kontratës. Marrëveshja bazë me katalanasit thuhet se është hedhur, por mungon miratimi i trajnerit Flick. Në rast marrëveshjeje, Bastoni do të negociojë me Interin, ndoshta edhe për ulje çmimi. Në operacion mund të përfshihen edhe lojtarë si Héctor Fort dhe Roony Bardghji si shkëmbim.
The post Bastoni largohet nga Interi vetëm për Barcelonën, iu jep mesazh të qartë agjentëve të tij appeared first on Telesport.









