BE-ja do të ngrijë 1,5 miliardë mjete të destinuara për Serbinë

BE-ja do të ngrijë fondet e destinuara për Serbinë, pasi vendi po bën hapa pas në reformat pro-evropiane, raporton N1.

Këtë do ta shpallë zyrtarisht edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Serbia mbetet pa 1,5 miliardë euro nga i ashtuquajturi “Plani i rritjes” për shkak të reformave të diskutueshme në drejtësi, transmeton Paparaci.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret pasi Komisioni i Venecias të japë opinionin e tij për të ashtuquajturat “Ligjet e Mërdiqit”.

Kos tashmë ka vlerësuar se me miratimin dhe zbatimin e këtyre ligjeve, Serbia po bën hapa pas në rrugën drejt BE-së dhe ka kërkuar që zbatimi i tyre të pezullohet me ligj.

Përveç kësaj, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me mundësinë që të mbeten pa më shumë se 700 milionë euro.

Sipas N1, i gjithë Ballkani rrezikon të humbasë mundësinë për të marrë këto fonde nëse nuk i përmbush detyrat e reformave deri më 30 qershor. Bëhet fjalë për reforma që duhej të përfundonin deri në fund të qershorit të vitit të kaluar, por afati është shtyrë ndërkohë.

Kos do të paralajmërojë për këtë mundësi në mbledhjen e sotme të AFET-it, në mënyrë që shtetet të kuptojnë se koha po mbaron./Paparaci.com