Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Besi (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në Besi të komunës së Prishtinës mes një veture dhe një motoçiklete.

Sipas dëshmitarëve të rastit, shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime të lehtë trupore.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv nga vendi i ngjarjes, shihet se prezentë janë edhe zyrtarët policorë.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë informata zyrtare.