Luis Enrique: Bayern është i fortë, por ne jemi kampionët. Favoritë? Ç’rëndësi ka kjo?!

Luis Enrique duket i qetë për gjysmëfinalen kundër Bayern në Champions League. Trajneri i PSG është shprehur se kjo ndeshje nuk ka favoritë.

“Kemi pasur një kalendar të vështirë në Champions League dhe tani do të përballemi me një nga skuadrat më të forta në Evropë. Gjithsesi, ne jemi kampionët në fuqi. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Do të kemi dy ndeshje të jashtëzakonshme në një nivel shumë të lartë”.

“Ne jemi favoritët? Nuk ka rëndësi se kush është favoriti. Ajo që ka rëndësi është ajo që tregojmë në fushë”.

The post Luis Enrique: Bayern është i fortë, por ne jemi kampionët. Favoritë? Ç’rëndësi ka kjo?! appeared first on Telesport.