qytetarët në Podujevë do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë ditës së sotme për shkak të një defekti që ka ndodhur në gypin në fshatin Shkabaj.
Sipas njoftimit të autoriteteve, ndërprerjet e furnizimit do të zgjasin nga ora 11:00 deri në 16:00, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët e Podujevës
Ju njoftojmë se për shkak të defektit në gypin me diametër Ø1200 mm në Shkabaj, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë edhe sot në Podujevë.
Reduktimet do të zgjasin sot nga ora 11:00 deri në 16:00.
Faleminderit për mirëkuptim!









