Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejtësi për të rënët

Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës në Velani, kanë bërë edhe dy ministrat e kabinetit qeveritar, ai i mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, raporton Ekonomia Online.

Ministri Hoti ka thënë se

“Ne përkujtojmë se cfarë sacrifice e madhe ka qenë për me arritë aty ku jemi sot, në lirinë e Kosovës, lirinë e vendit dhe pavarësinë e vendit. Por ne obligohemi edhe si institucione edhe si individë por edhe si shoqëri të kujtojmë këto vlera, të dokumentojmë këto vlera, mos t’i harrojmë këto vlera sepse një gjë ka mbetur mangu, Serbia nga këtu është shporrë por drejtësia nuk është vu në vend ende dhe përmes dokumentimit të këtyre vlerave ne duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe ne duhet me kërkua drejtësi ndaj të rënëve në liri”, ka thënë Hoti.