Javët e fundit emri i tij përmendet në rrjetet sociale sepse tifozët, në një periudhë vështirësish në sulmin kuqezi, e kujtojnë suedezin si bomberin e fundit të Milanit që kaloi 20 gola në kampionat (28 gola më 2011-12). Për pjesën tjetër, Zlatan Ibrahimović është zhdukur nga skena e Milanit. Shfaqet vetëm herë pas here në rrjetet sociale, për bizneset e tij apo pushimet. Një video e 22 marsit e tregon në një pishinë natyrore me mbishkrimin “Peaceful moment”, por ai moment qetësie zgjati pak.
Ndryshe nga ata që punojnë në Milanello dhe “Casa Milan”, ai nuk e ka detyrim të dalë publikisht. Me ardhjen e Igli Tares komunikimi ndryshoi. Shqiptari mbushi boshllëkun sportiv dhe u bë figura mediatike, rol që më parë e mbante Zlatan. Por nga tepria u kalua në mungesë totale prej suedezit, duke i shtyrë tifozët të pyesin çfarë bën konkretisht.
Ai ka folur rrallë për Milanin, së fundi para derbit në “CBS Sports Golazo”. Tifozët duan të dinë çfarë po ndodh dhe cilat janë zgjidhjet. Si këshilltar i besuar i Gerry Cardinale, ai vepron në prapaskenë, por pa rezultatet në fushë, çdo projekt mbetet pa forcë shtytëse.
The post Poston pak në rrjetet sociale, nuk shihet, nuk dihet çfarë bën… Milan, çfarë ka ndodhur me Ibrahimovic?! appeared first on Telesport.









