“Mendonin se ishin mbretërit, por Bayerni…”; Henry “masakron” Arbeloa dhe Real Madridin

Bayern Munich firmosi një nga mbrëmjet më spektakolare të sezonit europian duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League, ndërsa Real Madridi mbeti jashtë. Pas ndeshjes, analizat kritike nuk kanë munguar, veçanërisht nga Thierry Henry, i cili në “CBS Sports Golazo” u shpreh: “Duhet të ndryshojnë për t’i fituar këto ndeshje. Kështu nuk shkojnë askund, të paktën në Europë”.

Henry u ndal tek episodi kyç i sfidës, kartoni i kuq që e la Realin me 10 lojtarë, por theksoi se problemi kryesor ishte qëndrimi: “Mendonin se ishin mbretërit e përmbysjeve, por Bayerni iu dha të njëjtin ‘ilaç’. Nëse mbetesh me 10 lojtarë kundër Bayernit dhe nuk bën sakrifica për të mbrojtur si një bllok, do të ndëshkohesh. Është e pashmangshme ndaj një skuadre të tillë”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Emmanuel Petit: “Ka lojtarë që nuk kanë nivel për Real Madridin”. Eliminimi dhe rreziku për ta humbur titullin në La Liga e bëjnë sezonin një dështim të madh për madrilenët.

 

The post “Mendonin se ishin mbretërit, por Bayerni…”; Henry “masakron” Arbeloa dhe Real Madridin appeared first on Telesport.