Ronald Koeman, aktualisht trajner i kombëtares së Holandës, foli gjatë prezantimit të turneut bamirës “Koeman Cup” në Barcelonë, duke komentuar edhe eliminimin nga Champions të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.
Për çerekfinalet dhe polemikat me arbitrimin: “Ishin ndeshje të nivelit shumë të lartë. Nuk e di nëse rezultati final ishte më i drejti. Barça luajti dy ndeshje me një lojtar më pak…, mund të diskutohet shumë për arbitrat. Pashë edhe kartonin e dytë të Camavinga, nuk duhet t’i japësh arbitrit mundësi për dyshim. Nëse ke karton, ndërhyrja nuk ishte e rëndë, nuk duhej ta mbaje topin dhe ndoshta arbitri reagoi me nxitim”.
Ai shtoi se, pavarësisht inferioritetit numerik, Barça ishte më e mirë në fushën e Atletico Madridit dhe se në një sezon të gjatë ka treguar vlerat e saj. Koeman vlerësoi edhe kundërshtarët: “Duhet përgëzuar Atletico dhe trajneri i tyre për punën. Të eliminosh Barcelonën në Kupë dhe Champions është arritje e madhe. PSG dhe Bayern Munich janë shumë të fortë, finalja ideale do të ishte mes tyre”.
Për episodin konkret me Camavinga, ai ishte i qartë: “Po të isha trajner, do të zemërohesha më shumë me lojtarin. Edhe me arbitrin, sepse duhet ta kuptojë momentin e ndeshjes. Camavinga duhej të bënte faullin dhe ta linte topin. Duke e mbajtur topin në duar, ia lehtësoi vendimin arbitrit. Këtë nuk mund ta bësh në nivele të tilla”.
The post “Po të isha trajner, do të isha më i zemëruar me Camavinga sesa me arbitrin” appeared first on Telesport.









