Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, foli nga eventi i organizuar nga “Il Foglio” në Milano, në zonën e “San Siro”. Ai u ndal fillimisht te stadiumi, për rinovimin e të cilit Milani dhe Inter kanë rënë dakord: “Në fakt, jemi klube shumë të ngjashme dhe kemi të njëjtat nevoja. Në qytete të tjera nuk ndodh kështu. Këtu, stadiumi që i shkon njërit, i shkon edhe tjetrit, dhe ky është një avantazh i madh”.
Sa iu përket objektivave sportive, Scaroni pranoi momentin e vështirë: “Vijmë nga një javë e komplikuar, pas së shtunës nuk isha shumë i gëzuar. Gjithsesi mbetem besimplotë për objektivin e vetëm që kemi; kualifikimin në Champions League”.
Në fund, ai foli edhe për titullin: “Do ta donim shumë. Kam simpati për Sassuolo dhe stadiumin e tyre, sepse aty e kemi fituar titullin. Megjithatë nuk jam iluzionuar kurrë; mes matematikës dhe lojës, objektivi Champions është thelbësor. Nuk mund ta imagjinojmë Milanin jashtë skenës ndërkombëtare”.
The post Scaroni: Do ta donim shumë titullin, por tani ka mbetur vetëm kualifikimi në… Champions appeared first on Telesport.









