Guehi: Jemi gati për të luajtur kundër Arsenal, nuk ndjejmë aspak presion

Te Manchester City nuk mungon optimizmi për fitimin e titullit kampion në Premier League. Ngushtimi i diferencës me 6 pikë ndaj Arsenal ka motivuar “citizens” në prag të ndeshjes që do të luajnë mes tyre këtë fundjavë.

Mbrojtësi Marc Guehi, që erdhi në janar te City, tha: “Ne i mbajmë këmbët në tokë, rikuperohemi dhe përqendrohemi te ndeshja tjetër. Gjëja më e rëndësishme është që ne e bëmë punën dhe përqendrohemi te ndeshja që vjen tani”.

“Tani mund të shkojmë dhe të luajmë kundër Arsenali e cila është një ndeshje e madhe për ne. Nuk e ndiej presionin. Dua vetëm të luaj me shokët e mi të ekipit, t’u jap kënaqësi tifozëve sepse kemi nevojë për gola”, tha më tej Guehi.

The post Guehi: Jemi gati për të luajtur kundër Arsenal, nuk ndjejmë aspak presion appeared first on Telesport.