Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ishte në humor të mirë pasi udhëhoqi ekipin e tij duke kaluar Sporting Lisbon për të arritur në gjysmëfinalet e Champions League. Në sfidën e dytë luajtur në Londër, “topçinjtë” barazuan 0-0.
Por, fitorja 1-0 në Lisbonë një javë më parë kualifikoi Arsenal, një fitore që është motivim para sfidës për titull ndaj Manchester City. “Është një moment i madh për Arsenal”, tha Mikel Arteta.
“Është hera e parë në historinë tonë, 140 vjet, që jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dy herë radhazi. Të jesh pjesë e këtyre katër ekipeve është shumë e veçantë. Duhet ta meritosh. Shumë punë. Mirënjohje e madhe për lojtarët”, tha Arteta.
Më tej, ai komentoi: “E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Patëm momente në pjesën e parë ku ndoshta duhet të kishim shënuar. Ka momente me topin ku duhet të përmirësohemi shumë, të kemi më shumë kontroll, dominim dhe të përfundojmë shumë aksione të tjera”.
“Kjo fitore është një vlerësim për sjelljet, atributet dhe përpjekjet tona në gjithë këto muaj. Ekipi ishte i jashtëzakonshëm dhe kjo është ajo që të çon përpara”, përfundoi Arteta.
The post Arteta: Kualifikim historik për Arsenal, e rëndësishme të jesh mes 4 ekipeve më të mira appeared first on Telesport.









