Anësori belg Jeremy Doku, që luan me Manchester City, beson se mund t’ia dalin të kapin Arsenal në krye të renditjes në Premier League. sipas tij, sfida e ardhshme që dy skuadrat do të luajnë këtë fundjavë në “Etihad” ka vlera të veçanta.
“E pashë ndeshjen e fundit të Arsenal dhe kur i pashë të humbisnin, mendova që Premier League është vërtet e paparashikueshme. Gjithsesi, ne jemi të përqendruar në lojën tonë dhe fitorja ndaj Chelsea e bën interesante garën”, tha Doku.
Në lidhje me një garë të mundshme me Arsenal për titullin, ai tha: “Do të isha i çmendur nëse nuk do të besoja. Unë besoj se gara ka filluar. Tani kemi një ndeshje të madhe, do të rikuperohemi mirë dhe mezi presim”.
“Ata do të vijnë me uri, nuk duan që të lëshojnë kreun, kështu që ne duhet të shkojmë të luajmë për t’ua marrë atë. Më besoni, do të jemi të përgatitur mirë“, tha 23-vjeçari Doku.
“Kjo ndeshje është e rëndësishme, nëse e fitojmë do të jetë një grusht i madh ndaj tyre. Nëse e humbasim atëherë titulli është në duart e tyre dhe ne duhet të presim. Por nëse fitojmë, është në duart tona dhe unë preferoj ta kem në duart e mia“, tha Doku.
The post Doku mesazh Arsenal: Do të jemi përgatitur mirë për përballjen ndaj tyre, luajmë për t’u marrë kreun appeared first on Telesport.









