Harry Kane si “mbret”, përgatit “Buckingham Palace” e tij 23 milionë eurosh për të “pleqëruar”

Harry Kane po përgatit terrenin për rikthimin e mundshëm në Angli, duke ndërtuar një rezidencë gjigante prej 20 milionë paundësh (rreth 23 milionë euro) në Surrey. Një vilë neo-gjeorgjiane aq imponuese, sa banorët lokalë e kanë pagëzuar tashmë si “Buckingham Palace”.

White BMW on a wooden car turntable in front of a modern house.

Kapiteni i Anglisë ka shndërruar një investim fillestar prej 6.5 milionë paundësh në një projekt faraonik që ka zgjatur dy vite në zonën prestigjioze të Wentworth, duke rrënuar strukturën ekzistuese për të ndërtuar një rezidencë me çdo luks të imagjinueshëm. Mes tyre, edhe një platformë rrotulluese prej 20.000 paundësh për të manovruar pa mundim flotën e tij të makinave luksoze në garazhin nëntokësor.

Illustration of a classical mansion front elevation with a portico entrance.

Përveç pamjes mbretërore të kateve të sipërme, vila përfshin një kat nëntokësor të dedikuar mirëqenies dhe argëtimit: pishinë, kinema private, palestër moderne dhe spa, si edhe ambiente për stafin e shërbimit.

England and Bayern Munich star Harry Kane's very own Buckingham Palace

Kjo lëvizje strategjike, pranë qendrave elitare sportive, ka tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët theksojnë se “fasada e shtëpisë i ngjan në mënyrë mbresëlënëse rezidencës zyrtare të monarkisë”, duke vendosur një standard të ri luksi për sulmuesin e Bayern Munich dhe familjen e tij.

 

The post Harry Kane si “mbret”, përgatit “Buckingham Palace” e tij 23 milionë eurosh për të “pleqëruar” appeared first on Telesport.